Rreth nesh
ANGEL është një qendër estetike dhe akademi e themeluar në vitin 2006 nga ndërmarrësja dhe artistja shqiptare Vjosa Metaj, në Prishtinë.
Pasi mbaroi studimet në AOFM – Academy of Freelance Makeup në Londër, Znj. Metaj u kthye në qytetin e saj të lindjes, në Prishtinë, për të filluar karrierën e saj si grimere.
Duke shkëlqyer në artin e grimit, ANGEL shpejt u bë një emër i njohur në industrinë shqiptare të bukurisë.
Tani, 15 vjet më vonë, Angel ofron më shumë se dhjetë shërbime të estetikës dhe shëndetit, të tilla si Microblading, Higjiena Dentare, Trajtime me Laser, Higjenë Dentare, Heqja e Tatuazhëve, trajtime PRP të flokëve dhe më shumë.
Ju gjithashtu mund të merrni pjesë në trajnime për Vetulla, Thonjë, Grim, Flokë, Tatuazhë kozmetike dhe Qerpikë dhe t’a përfundoni akademinë si estetist i certifikuar.
“ANGEL ACADEMY mbetet ambasador i përgjegjshëm dhe i përkushtuar i industrisë dhe gjithmonë do të qëndrojë për bukurinë – dhe jo vetëm format e jashtme të saj.” Deklaron zonja Metaj.
Vjosa Metaj
Themeluese
KËto janË
Shërbimet tona
Galeria
Cakto takimin tuaj
E Hënë - E Shtunë : 08:00am - 08:00pm , E Diel : Mbyllur
Cakto takimin tuaj në ANGEL tani. Orari ynë është listuar më lart.
Microblading
Microblading është procedurë e tatuazhëve kozmetike që mbush zonat e holla të vetullave për t’i bërë ato të duken më të plota. E realizuar nga Microblading Master, Vjosa Metaj, ky trajtim zgjat deri në tre vjet.
MIRËMBAJTJA:
Dita e parë:
Pastroni fytyrën me sapun të foshnjëve. Pastaj, thajeni lëkurën tuaj mirë me peshqir të pastër dhe lyjeni me krem “Panthenol”, çdo 4 orë.
Dita 2 deri në ditën 6:
Pastrojeni fytyrën me sapun të foshnjëve në mëngjes dhe në mbrëmje. Vendoseni kremën “Panthenol” çdo 3 orë.
E NDALUAR:
Sauna, tretmane të fytyrës, Solarium, Grimi.
*ËSHTË E NEVOJSHME T’A MBANI FYTYRËN TUAJ SA MË PASTËR QË ËSHTË E MUNDUR, veçanërisht gjatë javës së parë, pasi të keni bërë Microblading.
Duhen 12 ditë që vetullat tuaja të shërohen plotësisht.
Vetulla
Këtu tek Angel ne ofrojmë edhe trajtimet e formësimit të vetullave dhe laminimit të vetullave.
Vetullat duke qenë korniza e fytyrës, Formësimi i vetullave bën ndryshimin delikat që do ta çojë pamjen tuaj në një nivel të ri bukurie.
Dhe, trajtimi i laminimit të vetullave i bën vetullat tuaja të duken më të plota, më të guximshme dhe të përkryera, duke ju dhënë një pamje më të fuqishme.
Qerpikë
Angel ofron trajtime të ndryshme të qerpikëve, si: zgjatja e qerpikëve dhe lakimi i qeprikëve. Pamja përrallore vjen në jetë të plotë me formën e saktë të qerpikëve.
Grim
Grimi ishte shërbimi i parë dhe i vetëm i Angel, në fillim. Vjosa Metaj njihet edhe për ngritjen e industrisë së bukurisë shqiptare përmes grimit.
Tani Angel është shtëpia e shumë artistëve të talentuar të grimit që gjithmonë përpiqen për punë të përsosur dhe kënaqësinë e klientit, për të sjellë në jetë grimet e dëshiruara.
Tatuazh Eyeliner
Eyeliner Tattoo është një procedurë tatuazhi kozmetik gjysmë i përhershëm që përdor pigmentin e tatuazhit në vijën e syve tek qerpikët për të zmadhuar sytë tuaj, duke rezultuar në një pamje më rinore dhe më të guximshme.
Zgjat 3 deri në 6 vjet.
Thonjtë
Manikyri dhe pedikyri janë dy shërbime bukurie të ofruara në Angel për të përmirësuar dhe ruajtur pamjen dhe gjendjen e duarve dhe këmbëve.
Teknikët shumë të talentuar dhe të trajnuar të thonjve të Angel do t’u japin thonjve tuaj kujdesin më të përsosur të higjienës, përcjellur me dizajne elegante, unike dhe moderne.
Higjena Dentare
Higjenistja dentare e diplomuar në Suedi, me një histori të demonstruar të punës klinike, Besa Begu është e apasionuar pas promovimit të shëndetit oral. Ajo është ambasadore zyrtare e GBT (Guided Biofilm Therapy).
Guided Biofilm Therapy ofron trajtimin profesional më të rehatshëm të pastrimit të dhëmbëve, i cili është plotësisht i sigurt dhe pa dhimbje.
Flokë
Në Angel na pëlqen stilimi i flokëve në mënyra të mëdha, me të vërtetë!
Dhe ne kujdesemi, jo vetëm që t’i bëjmë flokët tuaj të duken të përsosura, por edhe t’ju ofrojmë trajtimet më të shëndetshme që të mos dëmtohet skalpi dhe flokët tuaj, duke përdorur vetëm teknologjinë më efikase.
Konturim i buzëve
Konturimi i buzëve ndihmon për të korrigjuar formën e buzëve tuaja dhe për t’i bërë ato të duken më simetrike dhe të balancuara. Kjo procedurë e tatuazhit kozmetik do t’ju japë një pamje më të freskët dhe më rinore të buzëve.
Heqja e qimeve me LASER
Heqja e qimeve me laser është procesi i heqjes së qimeve me anë të ekspozimit ndaj pulseve të dritës së laserit që shkatërrojnë gjëndrën e qimeve.
Me teknologjinë më të fundit Alma Soprano Ice Platinum, procedura e heqjes së qimeve me laser është pa dhimbje, e shpejtë, e pastër dhe shumë efektive.
Një jetë pa qime, pa brisk dhe me lëkurë të butë është ajo që ëndrrojmë! Rezultatet e arritura me trajtimin tonë të heqjes së qimeve me laser janë të përpikëta.
Heqja e tatuazheve
Keni tatuazhe për të cilat jeni penduar? Mos u shqetëso!
Tani mund t’i hiqni ato përmes trajtimit tonë për heqjen e tatuazheve me laser, i cili funksionon pa dhimbje dhe me efikasitet të shpejtë, falë teknologjisë më të fundit Phi.
Kujdesi i Lëkurës
Angel është fans i madh i kujdesit të lëkurës. Ne ofrojmë shërbime të ndryshme për kujdesin e lëkurës, të cilat janë; Hydrafacial Elite, Carbon Peeling, Microneedling, Phi Bright, Lip and Eye Perking, etj, që trajtojnë gjendje të ndryshme të lëkurës, si p.sh., rrudhat, pikat e zeza, puçrrat, hiperpigmentimin, dehidratimin, etj.
Lëkurë e përkryer, jetë e lumtur!