Rreth nesh

historia e angel academy

Që nga viti 2006

ANGEL është një qendër estetike dhe akademi e themeluar në vitin 2006 nga ndërrmarrësja dhe artistja shqiptare Vjosa Metaj, në Prishtinë.

Menjëherë pas përfundimit të studimeve të saj në AOFM – Academy of Freelance Makeup në Londër, Znj. Metaj u kthye në qytetin e saj të lindjes për të filluar karrierën e saj si grimere dhe për të ngritur industrinë e bukurisë duke sjellë vazhdimisht trende unike dhe progresive të bukurisë. Duke shkëlqyer në artin e grimit, Angel shpejt u bë një emër i njohur në industrinë shqiptare të bukurisë.

Vetëm më e mira

Gjithnjë në ngritje

Znj. Metaj fluturoi përsëri në Londër në 2011 për të punuar në Javën e Modës në Londër, si grimere. Kthimi në shtëpi nga një përvojë e tillë frymëzoi Vjosën të zgjerojë markën e saj edhe në fushën e stilimit të flokëve, pasi ajo e pa atë që luante një rol shumë të rëndësishëm në botën e modës dhe bukurisë, një veprim biznesi që bëri ndikim të madh në rritjen e ANGEL.
Pas shumë vitesh të përpjekjeve të suksesshme në kozmetikë dhe stilimin e flokëve, themeluesja e ANGEL ndjeu se ishte koha për t’u rritur edhe më shumë në ekipë dhe shërbime.
Ajo donte t’i ndihmonte gratë të ndiheshin të bukura dhe ajo e dinte se grimi nuk ishte mjeti i vetëm për të arritur qëllimin e saj. Dhe pikërisht atëherë u zgjerua rruga e udhëtimit të saj në botën e estetikës.
Në vitin 2013 ajo u bë Masterja e tretë e trajnuar nga Branko Babic për PhiBrows Microbading në Phi Academy në Beograd.
Ajo donte të shtonte shërbime afatgjata, me ndikim dhe me të qenurit se vetullat janë korniza e fytyrës, Vjosa u bë artiste e Microblading për Vetulla, gjë që tërhoqi klientë nga e gjithë Evropa dhe madje edhe më gjerë.

Shtëpia jonë e bukur

Në vitin 2018 u njoftua se ANGEL do të kalonte në një transformim të madh dhe se ata së shpejti do të sillnin trajtimet dhe teknikat më të reja estetike, të tilla si: Microblading (Tatuazh Vetullash), Eyeliner Tattoo (Tatuazh Eyeliner-i), Lash Lifting (Ngritja e Qerpikëve), Dental Hygiene (Higjenë Dentare), Laser Treatments (Trajtime me Laser), Tattoo Removal (Heqje e Tatuazhëve), PRP Hair Therapy (Terapia PRP për flokë) dhe më shumë, si shërbime krejt të reja ofruar në ANGEL.

Por, kjo nuk është e gjitha!
ANGEL duke u bërë një akademi estetike do të thotë që tani ju mund të merrni pjesë në trajnime për Microblading, Thonjë, Grim, Flokë dhe Qerpikë dhe të dilni prej saj si estetist i certifikuar.

Në vitin 2019 ANGEL u rikthye me një vendndodhje dhe arkitekturë krejt të re, e mahnitëse që akoma flitet për të.
Por, gjëja më mbresëlënëse në ANGEL nuk është shtëpia e bukur! Puna e përkushtuar dhe e përpjekur për përsosmëri dhe kualitet të lartë e bën atë të dallohet.
Ekipi i ANGEL është gjithashtu i njohur gjerësisht për mikpritjen e tyre. Gjithmonë duke u siguruar që klientët të ndihen si në shtëpi dhe rehat, stafi i ANGEL vlerësohet shumë për energjinë pozitive që posedojnë.

Sidoqoftë, kjo nuk është e gjitha! Angel Academy do të vazhdojë të udhëheqë dhe fuqizojë vazhdimisht individë të rinj të talentuar që e duan bukurinë dhe artin, duke u dhënë atyre mundësi të përparojnë dhe të përfitojnë sa më shumë nga aftësitë e tyre krijuese.
“Angel Academy mbetet një ambasador i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në industri dhe gjithmonë do të qëndrojë për bukurinë – dhe jo vetëm për format e jashtme të saj.” Deklaron zonja Metaj.

Vjosa Metaj

Themeluese

Appointment

      Your appointment has been booked with Angel Studio Academy. Please check you email for more informations.
      0
        0
        Your Cart
        Your cart is emptyReturn to Shop