Trajnim Grimi
Për të gjithë pasionantët e grimit…
Trajnimi për kualifikimin si grimer ka për qëllim të i’u ofrojë kandidatëve
aftësim profesional në fushën e veprimtarisë së grimit.
Trajnimi i rradhës do të mbahet nga data 16 maj deri më 16 qershor 2022.
Trajnimi i grimit në ANGEL ACADEMY përfshinë:
— 160 orë mësimore, nga 3 ditë në javë
— Setin profesional të brushave të aplikimit të grimit
— Praktimin e njohurive me realizim të produkteve INGLOT
— Orari i ligjeratave: 09:00-13:15, në objektin e Angel Academy në Prishtinë
Çmimi: 1.350€
Vlerësimi në trajnimin e grimit tek ANGEL bëhet në dy pjesë:
Pjesa Teorike përfshinë të gjitha temat e moduleve përkatëse, me anë të cilave shkathesia teorike e studentëve ngritet:
1. Format e fytyrës
2. Llojet e lëkurës
3. Produktet
4. Menaxhimi i studios, mirësjellja me klientë, regjistrimi i takimeve (termineve)
5. Menaxhimi financiar
6. Siguria në punë
Pjesa Praktike përfshinë të gjitha temat e moduleve përkatëse, me anë të cilave shkathesia praktike e studentëve ngritet:
1. Përdorimi i mjeteve dhe produkteve
2. Aplikimi i grimit bazik (të thjeshtë)
3. Aplikimi i grimit profesional
4. Aplikimi i grimit “No Make-up”
5. Aplikimi i grimit artistik – skenik (Grim Editorial, Revista, Video Klipe, Filma, Teatër, Sport)
Validimi i kalifikimit:
Kandidatët pas përfundimit të trajnimit do të pajisen me çertifikatë origjinale nga ANGEL ACADEMY.