Trajnimi Teknik I Thonjëve
Për të gjithë pasionantët e thonjëve…
Trajnimi për kualifikim si teknik i thonjëve (manikyr dhe pedikyr) ka për qëllim të i’u ofrojë kandidatëve aftësimin profesional në veprimtarinë e thonjëve.
Trajnimi i rradhës do të mbahet nga data 16 maj deri më 16 qershor 2022.
Trajnimi Teknik i Thonjëve në ANGEL ACADEMY përfshinë:
— 120 orë mësimore, nga 3 ditë në javë
— Orari i ligjeratave: 09:00-13:00, në objektin e Angel Academy në Prishtinë
— Setin profesional të manikyrit dhe pedikyrit
— Praktika realizohet me produkte dhe paisje përkatëse të manikyrit dhe pedikyrit
Çmimi: 1.350€
Vlerësimi në trajnimin “Teknik i Thonjëve (Manikyr & Pedikyr)” tek ANGEL bëhet në dy pjesë:
1. Pjesa Teorike përfshinë të gjitha temat e moduleve përkatëse, me anë të cilave shkathesia teorike e studentëve ngritet:
1. Njohja dhe mirëmbajtja e mjeteve të punës
2. Identifikimi i formave të thonjëve
3. Produktet
4.Menaxhimi i studios, mirësjellja me klientë, regjistrimi i takimeve (termineve)
5. Menaxhimi financiar dhe regjistrimi i shitjeve
6. Siguria në punë
7. Hulumtimi i tregut të produkteve
8. Marketingu dhe fotografimi i thonjëve
2. Pjesa Praktike përfshinë të gjitha temat e moduleve përkatëse, me anë të cilave shkathësia praktike e studentëve ngritet:
1. Përdorimi i mjeteve dhe produkteve
2. Aplikimi i produkteve
3. Zgjatja me letër
4. Mbjellja e thonjëve
5. Riparimi i thonjëve
6. Dizajnet
7. Manikyri “Russian” / mënyra ruse e manikyrit
8. Dizajni i pedikyrit
Validimi i kualifikimit:
Kualifikimi si Teknik Profesional i Thonjëve (Manikyr & Pedikyr) është i validuar dhe akredituar ndërkombëtarisht, nga të gjitha shtetet që njohin Republikën e Kosovës.
Ju gjithashtu do të pajiseni me çertifikatë origjinale të ANGEL ACADEMY.