Trajnimi I Konturimit Të Buzëve
Për të gjithë pasionantët e tatuazhëve kozmetike…
Trajnimi për kualifikim profesional të konturimit të përhershëm të buzëve ka për qëllim të i’u ofrojë kandidatëve aftësim profesional në veprimtarinë e konturimit të buzëve.
Trajnimi i rradhës do të mbahet nga data 6 qershor deri më 16 qershor 2022.
Trajnimi i konturimit të buzëve në Angel Academy përfshinë:
— 40 orë mësimore (45 min), për 10 ditë rradhazi.
— Orari i ligjeratave: 09:00-13:00, në objektin e Angel Academy në Prishtinë.
— Studenti pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit përfiton kitin profesional që përfshinë paisjen profesionale të konturimit të buzëve “PMU”, pigment dhe laps.
– Praktika realizohet me produkte dhe paisje përkatëse të konturimit të buzëve.
Çmimi: 1.000€
Vlerësimi në trajnimin e Konturimit të Buzëve tek ANGEL bëhet në dy pjesë:
Pjesa Teorike përfshinë të gjitha temat e moduleve përkatëse, me anë të cilave shkathesia teorike e studentëve ngritet:
1. Anatomia e buzës
2. Si të aplikohet pigmenti
3. Format e buzëve
4. Llojet e konturimit të buzëve
5. Produktet
6. Aplikimi i pigmentit në lëkurë
7. Menaxhimi i studios, mirësjellja me klientë, regjistrimi i takimeve (termineve)
8. Menaxhimi financiar
9. Siguria në punë
Pjesa Praktike përfshinë të gjitha temat e moduleve përkatëse, me anë të cilave shkathesia praktike e studentëve ngritet:
1. Përdorimi i mjeteve dhe produkteve
2. Thellësia e gjilpërës
3. Mënyrat e konturimit të buzëve
4. Vendosja dhe përdorimi i makinës PMU
5. Aplikimi i linjave, theksimit dhe hijëzimit të buzëve
6. Dhënia e këshillave për kujdesin pasues
Validimi i kalifikimit:
Kualifikimi si Artist Profesional i Konturimit të Buzëve përfshinë çertifikatën origjinale të ANGEL ACADEMY.